Sjellja e pahijshme e Arben Gashit kur pyetet se a do ta votojë Vjosa Osmanin

Aktuale

Sjellja e pahijshme e Arben Gashit kur pyetet se a do ta votojë Vjosa Osmanin

Më: 30 mars 2021 Në ora: 12:00
Arben Gashi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të takojë deputetët e kësaj partie ku edhe do të diskutohet për ta votuar ose jo Vjosa Osmanin për Presidente.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Mirëpo, Gashi është sjellë në mënyrë të pahijshme kur është pyetur se a do ta votojë personalisht Osmanin për Presidente.

Madje, ai ka thënë se është e palogjikshme që të tregojë se a do ta votojë Vjosa Osmanin apo jo.

“A po të duket që duhet me ma bë mu këtë pyetje. A po mendon ti që unë duhet me ta dhënë ty këtë përgjigje, apo…Po, që nuk po du me ta thënë sepse është e palogjikshme me ta thënë kryetari grupit qysh ka me votu”, ka thënë ai.

Ndryshe, Arben Gashi ditë më parë ka deklaruar se sa të jetë ai shef i Grupit Parlamentar asnjëherë LDK nuk do të bëhet marionetë e qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat