Deputetja e LDK-së: Do të qëndroj në sallë dhe do të votoj pro Vjosa Osmanit

Aktuale

Deputetja e LDK-së: Do të qëndroj në sallë dhe do të votoj pro Vjosa Osmanit

Më: 2 prill 2021 Në ora: 10:06
Valentina Bunjaku

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku ka thënë se në ditën kur edhe do të mbahet seanca për zgjedhjet e presidentit të vendit ajo do të qëndrojë në sallë.

Bunjaku ka deklaruar se do të votojë pro Osmanit, për presidente.

“Po unë do të qëndrojë në sallë dhe do të votojë pro, ashtu siç edhe kam deklaruar”, ka thënë ajo.

E pyetur se si qëndron disponimi i bashkëpartiakëve të saj karshi kësaj çështje, ajo ka thënë se nuk e di, dhe se nuk i takon të komentojë në emër të tjerve.

“Nuk kam informacione se si do të votojnë, nuk më takon të flasë për ta”, ka thënë shkurt ajo.

Vlen të përmendim faktin se kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se deputetët e partisë së tij do të qëndrojnë në sallë gjatë procesit të votimit për zgjedhjen e presidentit.

Nga ana tjetër janë disa deputetë që janë shprehur publikisht kundër që Vjosa Osmani të zgjidhet presidente e vendit.

Se a do të arrijë Osmani të marrë besimin e ligjvënësve për këtë post ende nuk dihet.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot, ku pritet të votohet përbërja e Komisioneve Parlamentare.

Në seancën që pritet të fillojë në ora 10:00, pritet të shqyrtohet Propozim-vendimi për formimin e komisioneve parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat