Haxhiu: Ministria po punon në përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës

Aktuale

Haxhiu: Ministria po punon në përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës

Më: 2 prill 2021 Në ora: 12:24
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ky institucion është duke punuar në përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës.

Ajo tha se pas përzgjedhjes, propozimi do t’i shkojë Qeverisë e më pas Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Shumë kandidatë më të drejtë kanë shprehur shqetësimet e tyre në raport me vonesat që janë bërë në formimin dhe aktivizimin e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës.

Në pamundësi të i përgjigjem secilit dhe secilës veç e veç, ju njoftoj se si Ministri jemi duke punuar në përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit. Pas përzgjedhjes, propozimi do t’i shkojë Qeverisë e më pas Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Si Ministri, shprehim interesin dhe vullnetin që sa më shpejtë të procedojmë tutje më këtë çështje, marrë parasysh interesimin e madh dhe gjithashtu, iu siguroj se nuk do të përsëriten praktikat e gabuara të cilat edhe kanë ra ndesh me kriteret profesionale dhe meritore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat