Hamza: Do të diskutojmë me GP nëse do të marrim pjesë në seancën e sotme

Aktuale

Hamza: Do të diskutojmë me GP nëse do të marrim pjesë në seancën e sotme

Më: 2 prill 2021 Në ora: 16:28
Bedi Hamza

Deputeti i Bedi Hamza tha se përkundër rëndësisë që ka reforma zgjedhore për vendin, nuk e përkrahin ngutinë për të ndryshuar Ligjin për Zgjedhje. Hamza nuk bëri të ditur se kur do të mbahet kjo seancë, por tha se do ta diskutojë me Grupin Parlamentar nëse do të marrin pjesë.

Ai tha se kjo temë duhet të trajtohet në mënyrë shumë më substanciale.

Hamza: E kuptojmë rëndësinë e reformës zgjedhore, është çështje që diskutohet gjatë

"Ne e kuptojmë rëndësinë e reformës zgjedhore, është një çështje që diskutohet gjatë. Sa herë që kemi mbajt zgjedhje është parë që kemi nevojë që të kemi përmirësime në këtë fushë. Ne e kemi dhënë mendimin tonë në kryesi që ne nuk pajtohemi që kjo çështje kaq e rëndësishme të trajtohet në këtë mënyrë, me urgjencë, pa pasur mundësi me e dhënë kontributin e tyre edhe institucionet tjera, Avokati i Popullit, KQZ, shoqëria civile dhe të kemi një debat më të gjerë dhe jemi të interesuar që sa më shumë të krijojmë kushte sa më të mira për diasporën tonë", tha ai.

Ai tha se Qeveria Kurti duhet të ketë prioritete tjera dhe të mos ngutet që ta kalojë me shpejtësi reformën zgjedhore.

Hamza nuk la të nënkuptohet nëse do te marrin pjesë në seancën për shqyrtimin e iniciativës legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës".

Hamza: Qeveria ish dashtë të merret me prioritete tjera

"Tash ju duhet me e pyet kryesinë se a ka arrit të ketë kuorum të mjaftueshëm që kjo çështje të procedohet më tutje[...]Ne duhet ta takojmë grupin parlamentar. Është një procedurë e tërë... Unë besoj që Qeveria ish dashtë të merret me prioritete tjera, ish dashtë të merret me pandeminë, me sigurimin e vaksinave, me përkrahjen e sektorit privat dhe shtresave në nevojë, dhe me çështjet emergjente siç është shtrenjtimi i energjisë", tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat