Pas 5 vitesh, Alma Lama publikon votën e fotografuar: Kështu kishte votuar për Hashim Thaçin

Aktuale

Pas 5 vitesh, Alma Lama publikon votën e fotografuar: Kështu kishte votuar për Hashim Thaçin

Nga: P.R Më: 2 prill 2021 Në ora: 19:45
Alma Lama

Ish deputetja dhe LDK-së dhe ish ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, përmes një postimi në facebook ka treguar edhe publikisht votën e saj, se si kishte votuar në kohen kur Hashim Thaçi ishte zgjedhur president i Kosovës.

“Meqenëse llomotitjet kundër meje vazhdojnë, unë po e publikoj votën time të cilën fatmirësisht e kam fotografuar. E di se llomotitjet nuk do të ndalen nga ata kanë agjendë kundër meje, por e vërteta është vetëm një: qe Hashim Thaçi nuk është bërë president me votën time dhe unë nuk mbaj asnjë përgjegjësi individuale për zgjedhjen e tij. Dhe asnjë moment nuk kam kërkuar nga ai absolutisht asnjë post, përkundrazi sapo i është dhënë mundësia më ka larguar”, ka shkruar ndër tjerash Alma Lama, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Te dashur miq,

E kam konsideruar dhe e konsideroj te drejte themelore voten, qofte si qytetare, qofte si deputete, por meqe prej pese vitesh llomotitjet e shpifjet kunder meje nuk kane te ndalur neper studio televizive, neper portale e facebuka, se me demek une e paskam bere Thacin president, atehere duhet te shkoj pertej kesaj te drejte, ta publikoj.

Kjo shpifje e ndyre, te cilen e beson nje pjese e mire e publikut pasi eshte manipuar, eshte gatuar nga gazetare te korruptuar e ziliqare dhe nga partite staliniste e gebellsiane, me nje qellim te vetem: per te me eliminuar mua nga skena politike.

Sot isha ne nje emision ne Klan Kosova ku serish mu be kjo pyetje, duke ripertypur shpifjet pesevjecare kunder meje.

Po e sqaroj per here te fundit, se ne 2016 kam marre pjese ne seance sipas vendimit te partise dhe per mos tiu dorezuar shantazhit te rruges, dhe kam votuar sipas vullnetit tim, pra kunder.

Njejte kam vepruar kur eshte votuar Pacolli dhe Jahjaga, pra kam respektuar vendimin e partise, nuk kam marre pjese ne seance.

Ne 2016, 83 deputete kane qene ne salle, 81 kane votuar, ndersa ka qene e nevojshme vetem 80. Pra prezenca ime nuk ka qene esenciale as per kuorum, sic shpifin pa nderprere llomotitesit.

Por edhe sikur, barra ju takon te gjitheve, jo nje individi.

Meqenese llomotitjet kunder meje vazhdojne, une po e publikoj voten time te cilen fatmiresisht e kam fotografuar.

E di se llomotitjet nuk do te ndalen nga ata kane agjende kunder meje, por e verteta eshte vetem nje: qe Hashim Thaci nuk eshte bere president me voten time dhe une nuk mbaj asnje pergjegjesi individuale per zgjedhjen e tij.

Dhe asnje moment nuk kam kerkuar nga ai absolutisht asnje post, perkundrazi sapo i eshte dhene mundesia me ka larguar.

Dhe se po, LDK eshte dashur te me mbroje mua dhe disa deputete te tjere, qe jemi sulmuar barbarisht pa te drejte.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat