Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje, ky është reagimi i Albulena Haxhiut

Aktuale

Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje, ky është reagimi i Albulena Haxhiut

Më: 2 prill 2021 Në ora: 20:38
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj kritikave të partive politike dhe shoqërisë civile ndaj nismës së Qeverisë për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje.

Përmes një statusi në Facebook, Haxhiu ka thënë se mërgatës duhet t’i mundësohet votimi në ambasada e konsullata dhe kjo s’ka pse e frikëson askënd.

Postimi i plotë i Haxhiut: 

Kur thërrisnin seancat e jashtëzakonshme për të jetësuar projektet e dëmshme, nuk i kishin fare problem procedurat e përshpejtuara, as a bëheshin ditën a natën.

Tani kur në procedura të përshpejtuara po procedohet projektligji që njeh të drejtën e mërgatës për të votuar në ambasada dhe konsulata e quajnë shantazh, kërcënim, autokraci, anarki, arbitraritet dhe gjithçka tjetër!

Nëse për diçka është shtjerrur debati, është pikërisht kjo çështje, pasi që është hera e tretë që i njëjti po procedohet në Kuvend dhe përveç kësaj debatet për këtë kanë nisur kaherë sepse është kërkesë e vazhdueshme e mërgatës tonë.

Mërgatës duhet t’i mundësohet votimi në ambasada e konsullata dhe kjo s’ka pse e frikëson askënd!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat