Kabashi thotë se me ndryshimet e reja Kurti ja mundësoi vetes kandidimin për deputet

Aktuale

Kabashi thotë se me ndryshimet e reja Kurti ja mundësoi vetes kandidimin për deputet

Më: 2 prill 2021 Në ora: 22:45
Albin Kurti

Analisti, Bekim Kabashi, thotë se kryeministri Albin Kurti me ndryshimet e reja ja mundësoi vetes kandidimin për deputetë.

“Përveç mundësisë që diaspora të votojë në ambasada dhe konsullata, ndryshimet që i janë bërë Ligjit për zgjedhjet, përfshinë edhe atë, se kandidat për deputetë do të mund të jenë edhe ata që nuk kanë qenë të dënuar me burgim efektiv”, shkruan Kabashi në Facebook.

Pra, edhe Albini mund të kandidojë për deputet.

“S’lejon Albini që Vjosa me vota të tij me qenë njeriu më i votuar në historinë e zgjedhjeve në Kosovë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat