Doruntinë Maloku i përgjigjet Albin Kurtit

Aktuale

Doruntinë Maloku i përgjigjet Albin Kurtit

Nga: N. H Më: 3 prill 2021 Në ora: 11:05
Doruntinë Maloku

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntinë Maloku, ka reaguar pasi kryeministrit Albin Kurti, kërcënoi opozitën që nëse nuk e votojnë Vjosa Osmanin për presidente, vendi do të shkojë në zgjedhje dhe partia e tij do të marrë gjysmë milioni vota.

E, Maloku lidhur me këtë, si përgjigje ndaj Kurtit, thotë se uria konstante për numrat nuk është tjetër gjë, veçse uri për pushtet absolut.

Tutje, ish-deputetja e LDK-së thekson se Kurti di vetëm për krizat që rrisin numrat.

Ja shkrimi i saj:

Uria konstante për numrat nuk është tjetër gjë, veçse uri për pushtet absolut. Sepse qytetarët ai i sheh si numra - jo si njerëz.

Po t'i llogariste për njerëz, do ta shfrytëzonte 50% për t'ua bërë jetën më të lehtë. Por, jo! Ai nuk di ta bëjë këtë gjë. Ai di vetëm për krizat që rrisin numrat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat