Dugolli i VV-së tregon të vërtetën për zgjedhjet

Aktuale

Dugolli i VV-së tregon të vërtetën për zgjedhjet

Nga: A.M. Më: 3 prill 2021 Në ora: 12:39
Enver Dugolli

Të premten mbrëma nuk arriti që të miratohet ndryshimi i ligjit për zgjedhje, nga deputetët e Kuvendit të Kosovës .

Këtë ligj e ka kundërshtuar opozita. Ndërkaq, pozita insiston që ky ligj të votohet.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se kundërshtimi që po i bëhet këtij amandamentimi të ligjit kanë të bëjnë me kryekëput me përmbajtjen.

Po ashtu, ai në postimin e tij në Facebook, ka folur edhe për deklaratat e opozitës se VV-ja dëshiron të shkojë në zgjedhje.

“E sa i përket alarmit të ngritur se gjoja ne po duam ta dërgojmë vendin në zgjedhje sërish, është plotësisht e pavërtetë”, ka shkruar Dugolli në Facebook.  

Postimi i plotë:

Shumë e thjeshtë dhe e qartë është situata.

Është apo nuk është i mirë amandamentimi i ligjit për zgjedhje që ua lehtëson bashkatdhetarëve tanë formën e votimit?

Kundërshtimi që po i bëhet tani këtij amandamentimi të ligjit,  nuk ka të bëjë me formën dhe procedurat e përshpejtuara, ka të bëjë kryekëput me përmbajtjen e tij.

Nuk e deshën këtë lehtësim për mërgatën kur ishin në pushtet e nuk po e dojnë as tani në opozitë.

Pse gjithë kjo frikë nga mërgata jonë?

Një gjë është e sigurt. Amandamentimi i ligjit për lehtësimin e votimit për mërgaten do të ndodh. Nëse jo me procedurë të përshpejtuar, atëherë me procedurë të rregullt gjithsesi.

E sa i përket alarmit të ngritur se gjoja ne po duam ta dërgojmë vendin në zgjedhje sërish, është plotësisht e pavërtetë. Ne i kemi fituar zgjedhjet  me mbi 50% dhe jemi të fokusuar në qeverisjen e mirë e të drejtë. Vendi mund të shkon sërish në zgjedhje nëse nuk votohet Presidentja, dhe përgjegjësia u bie atyre që po e bllokojnë. Ka mbaruar koha e pazareve kur bliheshin votat për kuorum me terminale, poste ambasadorësh, konsuj etj...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat