Zhgënjehen qytetarët: Kemi pritur stabilitet institucional, ne kemi votuar njëherë

Aktuale

Zhgënjehen qytetarët: Kemi pritur stabilitet institucional, ne kemi votuar njëherë

Më: 3 prill 2021 Në ora: 14:22
Samedin Beqiri

Tentimi i Albin Kurtit dhe Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes për të vënë në votim ndryshimin për Ligjin për Zgjedhjet i cili u kritikua nga shoqëria civile e parti politike duke thënë se po përdoret si shantazh për ta çuar vendin në zgjedhje dëshpëroi edhe qytetarët.

Një seancë urgjente sikurse ajo e së premtes për votimin e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje do të duhet të ishte thirrur për të votuar presidentin e vendit. Kështu e vlerësojnë qytetarët.

Madje shprehen edhe se Qeveria në krye me Albin Kurtin duhet ta kenë prioritet pandeminë COVID-19 dhe ekonominë, ndërsa Ligji për Zgjedhje duhet të reformohet plotësisht në bashkëpunim me shoqëritë civile, dhe ky reformim mund të bëhej 2 apo edhe 3 javë pas formimit te institucioneve stabile.

Shkuarjen në zgjedhje nuk e shohin opsion, madje thonë edhe se nuk do të dalin në zgjedhjet e mundshme që përflitet të shkohet.

Samedin Beqiri nga Prishtina tha se në asnjë mënyrë nuk duhet të dalin prapë në zgjedhje pasi që qytetarët votuan në 14 shkurt dhe se me rezultatin e zgjedhjeve e pranuan edhe partitë tjera politike.

Beqiri: Ne kemi votuar, e kemi kryer punën tonë

“Po me duket që është një fare lloj shantazhi por zgjidhet sapo i kaluam nuk ka një muaj e gjysmë nuk ka populli faj që nuk din politikanët me u marr vesh edhe me zgjidh problemet e popullatës. Ne asnjë mënyrë ne e kemi kry detyrën tonë si popullatë kemi dalë kemi votu, procesi ka shku jashtëzakonisht mirë gjitha partitë i kanë pranu rezultatet s’po shoh arsyeje veç për teke të politikaneve me vuajt popullata prapë, e kemi pandeminë e kemi ekonominë, kemi shumë punë të mëdha që duhet të kryhen, nuk është nevoja të shkojmë në zgjedhje”, tha ai.

Nga zgjedhjet e 14 shkurtit kur fituese doli Vetëvendosje priti stabilitet institucional qytetari Xhevdet Podrimaj.

Me gjithë situatën e krijuar së fundmi, Podrimaj ka ende shpresë që VV dhe LDK të arrijnë prapë një marrëveshje për presidentin.

Podrimaj:Kemi pritur institucione stabile

“Thjesht kemi prit nga këto zgjedhje që do të krijohen institucione stabile dhe gjithçka do te filloj nga e mbara, por fatkeqësisht ajo që u pa ishte krejt e kundërta me gjasë nuk filloj nga e mbara por nga e mbrapshta ne pritnim që të zgjidhej presidentja e vendit[...]nuk kishte nevojë urgjente aspak nuk ishte nevojë urgjente kjo punë pse të sillej kjo ka mund me u shty 2 apo 3 javë mandej[...]ka një nevojë gjithëpërfshirëse në ligjin për zgjedhje e jo të kontrabandohet në një mënyrë ai ligj aty, thjesht diçka jo e mirë edhe na ka shqetësu dhe te gjithë qytetarët[...]Ajo që është parimore këtu në këtë rast, është që vendi nuk duhet të shkoj në zgjedhje por droja është që do të shkon në zgjedhje shkaku i këtyre rrethanave që na u janë kriju këtu[...] por tash ajo marrëveshje që i kishte bërë LDK-ja marrëveshje gojore te paktën unë me sa e shoh ajo ka rënë poshtë sepse në një mënyrë ra gjithçka, a duhet të shkojmë? jo, por si do të zgjidhet situata unë besoj se e mira e kësaj punë do te ishte prapë të ketë një marrëveshje mes këtyre dy partive", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat