Vjen reagimi i parë nga PDK, pas ftesës së Albulena Haxhiut ndaj Xhavit Halitit

Aktuale

Vjen reagimi i parë nga PDK, pas ftesës së Albulena Haxhiut ndaj Xhavit Halitit

Nga: A.Morina Më: 4 prill 2021 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit do të vazhdojë sot.

Madje, ajo i ka bërë ftesë publike deputetit të PDK-së, Xhavit Halitit që të marrë pjesë në seancën e sotme.

“Meqë ai ka shprehur vullnetin e tij për të votuar atëherë shpresoj që të jetë në sallë. Natyrisht se i bëjmë ftesë edhe Xhavit Halitin që të vie dhe të votojë.

Ndaj kësaj ftese, ka reaguar  zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi.

“Koment: Dynjaja ish rreth e rreth”, shkroi Bytyçi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Albulena Haxhiu fton Xhavit Halitin për të votuar Vjosa Osmanin për presidente!!!

Koment: Dynjaja ish rreth e reth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat