Albin Kurti e prezanton deputeten e PDK-së që sot kaloi në VV

Aktuale

Albin Kurti e prezanton deputeten e PDK-së që sot kaloi në VV

Më: 4 prill 2021 Në ora: 19:28
Albin Kurti dhe Adelina Grainca

Kryeministri Albin Kurti e ka prezantuar ish-deputeten e PDK-së, Adelina Grainca e cila sot iu bashkua Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Kurti mes tjerash tha se ajo është në përfundim të studimeve në Universitetin Amerikan në Kosovë.

“Deputetja më e re e Kuvendit të Republikës, znj. Adelina Grainca, na u bashkua sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Ajo është në përfundim të studimeve Master në Universitetin Amerikan në Kosovë. Do të punojmë bashkë për progresin e gjithmbarshëm”, ka shkruar Kurti.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat