“Çfarë po ndodh me ardhjen e Osmanit si presidente”, avokati i njohur shqiptar “godet” kundërshtarët: I ka tronditur të gjithë

Aktuale

“Çfarë po ndodh me ardhjen e Osmanit si presidente”, avokati i njohur shqiptar “godet” kundërshtarët: I ka tronditur të gjithë

Nga: N. H Më: 5 prill 2021 Në ora: 19:07
Vjosa Osmani

Avokati i njohur shqiptar, Spartak Ngjela, e ka mirëpritur lajmin për ardhjen e Vjosa Osmanit në krye të shtetit të Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Ngjela shprehet përmes një shkrimi të gjatë të publikuar në Facebook, se zgjedhja e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës i ka tronditur të gjithë kundërshtarët e Kosovës.

Ndërsa, ka treguar disa nga proceset e mira që do të ndodhin tani për Kosovën, me ardhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës.

“E para: vdiq përfundimisht ndërrimi i territoreve Kosovë-Serbi. E dyta: do të fillojë një proces real për bashkimin kombëtar, dhe do të lindë shumë shpejt marrëveshja për tregun e përbashkët Shqipëri-Kosovë. E treta: do të përcaktohen investimet strategjike me kapital të përbashkët Shqipëri-Kosovë. E katërta: njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia nuk do të jetë më motiv kryesor për zhvillimin e Kosovës, por vetëm çështje e perspektivës evropiane të Serbisë. E pesta: Moska dhe Beogradi nuk do të kenë më asnjë akses në drejtimin politik të Kosovës. E gjashta: Ardhja e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës, dhe politika aktive amerikane pro Kosovës, do ta trembë me frikë grupin e beogradasve dhe të moskovitëve në politikën e shitur shqiptare; si në Shqipëri, edhe në Kosovë”, ka shkruar Ngjela në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Ja shkrimi i tij:

Image
Spartak Ngjela

Tani Kosova do të shkëputet nga të shiturit në Moskë e në Beograd.

Vjosa Osmani, e zgjedhur presidente e Kosovës, i ka tronditur të gjithë.

Po në Shqipëri? E njëjta gjë do të ndodhë edhe në Shqipëri, sepse po kuptohet që moskovitët e këtushëm janë shumë të mërzitur. Se janë edhe mediokër...

Historia e shtetit shqiptar është dhimbje e gjatë e shkaktuar nga të shiturit krerë shqiptarë në Beograd, në Athinë dhe në Moskë.

Kjo rrjedhë banale antishqiptare vijon. Por, me zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Republikës së Kosovës, fenomeni i shqiptarizmit besohet se do të marrë një ngritje të re kundër politikës banale të Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Dhe, mos mendoni që ardhja e Joe Biden-it si president në USA, nuk e ka sjellë këtë frymë të re të shqiptarizmit në Shqipëri dhe në Kosovë, dhe nuk e ka mbytur përfundimisht antishqiptarizmin e paguar.

Kot lodhen, janë të mundur. Dhe shpejt do ta shihni falimentimin e tyre, sepse Vjosa Osmani, është vetëm preludi i këtij fundi.

Por, çfarë ka ndodhur aktualisht me dhe për shqiptarët në Ballkanin Perëndimor, në këtë politikë, që nga ardhja e Biden-it në Uashington? Dhe tani, çfarë po ndodh me ardhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës?

E para: vdiq përfundimisht ndërrimi i territoreve Kosovë-Serbi.

E dyta: do të fillojë një proces real për bashkimin kombëtar, dhe do të lindë shumë shpejt marrëveshja për tregun e përbashkët Shqipëri-Kosovë.

E treta: do të përcaktohen investimet strategjike me kapital të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

E katërta: njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia nuk do të jetë më motiv kryesor për zhvillimin e Kosovës, por vetëm çështje e perspektivës evropiane të Serbisë.

E pesta: Moska dhe Beogradi nuk do të kenë më asnjë akses në drejtimin politik të Kosovës.

E gjashta: Ardhja e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës, dhe politika aktive amerikane pro Kosovës, do ta trembë me frikë grupin e beogradasve dhe të moskovitëve në politikën e shitur shqiptare; si në Shqipëri, edhe në Kosovë.

Gjithçka po ecën drejt triumfit shqiptar në Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat