Biznesmeni Burim Piraj: Ja pse i kam përkrahur Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin

Aktuale

Biznesmeni Burim Piraj: Ja pse i kam përkrahur Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin

Nga: N.Sh Më: 6 prill 2021 Në ora: 14:20
Burim Piraj

Biznesmeni i njohur nga Kosova, Burim Piraj, ka treguar se pse i ka përkrahur vazhdimisht Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, këta dy për momentin janë më të mirët për të udhëhequr Kosovën.

Ai thotë se ka shumë miq në LDK, PDK dhe AAK si dhe në partitë tjera, megjithatë shpreson se Osmani e Kurti do ta bëjnë Kosovën vend më të mirë për të jetuar.

Postimi i plotë:

E kam përkrahur Presidenten Vjosa dhe Kryeministrin Albinin sepse mendoj se janë më të mirët për momentin për të udhëhequr vendin tonë!

Kam shumë miq në LDK, PDK, AAK dhe partitë tjera dhe shpresoj që të përkrahurit e mi do ta bëjnë Kosovën vend më të mirë për mua dhe për ata ku të gjithë së bashku do të mund të jetojmë më të lumtur!

Ku ka shqiptar i dua shumë dhe i kam vëllezër gjaku!

Kush beson në Allah i kam vëllezër në fe dhe në zemrën time ka vend për të gjithë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat