Besim Kodra: Qeveria sa më shpejtë të sjellë vaksina të aprovuara

Aktuale

Besim Kodra: Qeveria sa më shpejtë të sjellë vaksina të aprovuara

Më: 7 prill 2021 Në ora: 12:14
Besim Kodra

Drejtuesi i Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, Besim Kodra,  i ka bërë apel Qeverisë që sa më parë të sjellë vaksina të aprovuara në Kosovë.

Ai shton, se  sa është e rëndësishme shpejtësia e arritjes së vaksinës në Kosovë, po aq e rëndësishme është edhe siguria e vaksinës

Postimi i plotë:

Aq sa është e rëndësishme shpejtësia e arritjes së vaksinës në Kosovë, po aq e rëndësishme është edhe siguria e vaksinës.

Qeverinë duhet ta mbajmë përgjegjëse pse nuk po arrinë të siguroj vaksina të aprovuara nga organizatat kompetente, jo pse nuk po i merr të Kinës!

Unë nuk jam ku me ditë çfarë nacionalisti që me thanë se vaksinat e Kinës nuk duhet me ardhë në Kosovë sepse janë të Kinës. Por ato nuk janë të aprovuara nga organizatat kompetente, që do të thotë, nuk kanë hyrë nëpër filtra që garantojnë siguri.

Ndoshta po të marrim vaksina të Kinës ka qytetarë që nga nevoja do të vaksinoheshin me to, por Qeveria nuk duhet të servoj vaksina që potencialisht e rrezikojnë sigurinë e qytetarëve.

Qeveria sa më shpejtë të sjellë vaksina të aprovuara. PIKË!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat