Pas mbylljes, Qeveria ka një lajm të mirë për gastronominë

Aktuale

Pas mbylljes, Qeveria ka një lajm të mirë për gastronominë

Më: 7 prill 2021 Në ora: 17:39
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia kanë folur rreth masave të reja dhe mbështetjes ekonomike për sektorët ekonomikë të prekur nga këto masa.

Ministri Murati në fjalën e tij tha se qëllimi primar i qeverisë së Kosovës është ruajtja e jetës së njerëzve, por gjithashtu ka potencuar se ministria e tij do t’i qëndrojë pranë veprimeve të MSH-së dhe të ruhet ekonomia.

“Siç edhe u theksua më herët, qëllimi primar është të ruhen jetët e njerëzve. Në një situatë të vështrë financiare për të gjitha vendet e botës që i ka gjunjëzuar pandemia, nuk është vendim i lehtë të shpenzohen mjete të pabuxhetuara, por duke marrë parasysh situatën, ne kemi shprehur gatishmërinë tonë të qëndrojmë pranë veprimeve të ministrit të Shëndetësisë sepse jetët e njerëzve janë më të rëndësishme se ekonomia.”, tha Murati.

Më tutje ai tha se është bërë e pamundura të mos dëmtohet shëndeti ekonomik, por sipas tij, masat e tanishme edhe shëndetësore edhe ekonomike janë në favor të sigurisë dhe të krijimit të një balanci përpara ardhjes së vaksinave.

Lidhur me mbështetjen ekonomike që do të marrin sektorët e prekur nga pandemia ai tha se kryesisht do të fokusohen në mbështetjen e shpenzimeve fikse si qiraja dhe pagat e punëtorëve.

“Sa i përket masave që do të meren për mbështetjen e bizneseve që preken nga vendimet e MSH-së, ne i kemi takuar përfaqësuesit e këtyre sektoreve dhe i kemisiguruar që mbështetja nuk do të mungojë, por vendimi për masat konkrete do të vijë ditët në vijim. Qiratë dhe pagat e punëtorëve, synimi ynë është të ruhet shëndeti ekonomik, por pikë së pari të ruhen vendet e punes sepse mbështesin familje të tëra. Ditët në vijim do t’i takojmë përfaqësuesit e sektorëve në fjalë. Pak a shumë e kemi idenë, pra mbështetja në shpenzime fikse, qira dhe paga, por sektorët kanë dallime dhe për çdo sektor duhet të bëhet një dallim specifik”, tha Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat