“U shërova me lutje dhe medikamente”, flet imami që thoshte koronavirusi është dënim nga Zoti

Aktuale

“U shërova me lutje dhe medikamente”, flet imami që thoshte koronavirusi është dënim nga Zoti

Më: 7 prill 2021 Në ora: 18:01
Fatmir Latifi

Imami nga Mitrovica Fatmir Latifi tha se u shërua nga virusi Covid-19 përmes medikamenteve dhe lutjeve tek Zoti.

 “Kam marr medikamente dhe jam lut. Njeriu edhe lutet edhe merr medikamente. Në aspektin shpirtëror lutja dhe në aspektin trupor medikamentet. Lutja është arma e besimtarëve,.

Ne i respektojmë masat, të mos na i ndalin xhamitë”, ka thënë ai.

Hoxha Fatmir Latifi njihet edhe për deklaratën që bëri para pak kohësh në lidhje me koronavirusin, duke u shprehur se “Koronavirusi është dënim nga Zoti, sepse nuk po lejoni që gratë myslimane t’i vendosin ferexhet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat