Miftari me akuza të ashpra ndaj Ramush Haradinajt: Salih Zyba nuk është vrasës i shqiptarëve...

Aktuale

Miftari me akuza të ashpra ndaj Ramush Haradinajt: Salih Zyba nuk është vrasës i shqiptarëve...

Nga: N.Sh Më: 7 prill 2021 Në ora: 19:17
Salih Zyba dhe Ramush Haradinaj

Salih Zyba nga Lëvizja Vetëvendosje u akuzua nga lideri i AAK-së, si sekser për blerje votash.

Pas këtyre akuzave në drejtim të Zybës ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari përmes një postimi në Facebook, thotë se, Zyba nuk është vrasës i shqiptarëve.

Ai ka kritikuar Ramush Haradinajt që e ka dhënë Qakorrin për poste.

Sipas Miftarit, Zyba nuk është mik i Radojçiqit e as Zvonkos dhe Rakiqit.

Ai thotë se Zyba është ish ushtarë i UÇK-së dhe lufëtar i disa luftërave.

Postimi i plotë:

Ramush sekser i kujt jeni ju?

Ndoshta Salih Zyba është sekser, por nuk është sekser i Listës Serbe me prit deri 12 natës, as Qakorrin se ka dhanë për një post, pra Salihi nuk është hajn, nuk është as multi milioner, Salihi nuk është mik i Radojçiçit as i Zvonkos e Rakiçit, as nuk është pronar i qindra hektarëve tokë, nuk është as përvetësues i fondeve të luftës, as nuk ka pallate e vila, banesa dhjetëra vetura, nuk është as vrasës i shqiptarëve tjerë pse ata mendojnë ndryshe.

Salih Zyba është ish ushtar i UÇK, luftëtar i disa luftërave, nuk është keqpërdorues i luftës dhe i pas luftës, sot nuk është i pasur dhe është ma njeri i mirë sesa ju ja një milion herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat