​Borell uron Osmanin: Institucionet e reja të fokusohen në procesin e reformave dhe atë të dialogut

Aktuale

​Borell uron Osmanin: Institucionet e reja të fokusohen në procesin e reformave dhe atë të dialogut

Më: 8 prill 2021 Në ora: 09:43
Josep Borrell

Vjosa Osmani ka pranuar urim për postin e të parës së vendit nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell.

Në urimin drejtuar presidentes Osmani, Borrell ka shfaqur gatishmërinë për ta mbështetur Kosovën në rrugën e integrimit evropian.

Nga zyra e presidentes njoftojnë se po ashtu Borrell ka theksuar se institucioneve të reja të Kosovës iu mbetet që të fokusohen në procesin e reformave dhe atë të dialogut.

“Shefi i politikës së jashtme të BE-së, z.Borrell, ka shfaqur gatishmërinë për ta mbështetur Kosovën në rrugën e integrimit evropian dhe në të njëjtën kohë ka theksuar se institucioneve të reja të vendit u mbetet të fokusohen në procesin e reformave dhe atë të dialogut”, thuhet në komunikatën për media nga zyra e Osmanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat