MPB pa targa qe 2 javë, s’ka informacione se kur do të bëhet furnizmi i radhës

Aktuale

MPB pa targa qe 2 javë, s’ka informacione se kur do të bëhet furnizmi i radhës

Më: 8 prill 2021 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Po bëhen më shumë se 2 javë që kur është ndërprerë furnizimi me targa të rregullta në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se kjo mungesë e furnizimit vije pasi që në MPB kanë mungesë të tyre.

Janë qytetarët ata që shprehen të mllefosur, duke konsideruar se nuk po marrin as edhe një përgjigje zyrtare nga ky dikaster qeveritar.

“Qe dy javë ditë, kam ardhur thujsë një ditë po një ditë jo në Qendrën e Regjistrimit, po më thojnë që ka mungesë të tyre kurgjo më shumë. Mua më duhet me udhëtu jashtë vendit, s’kam qysh me udhëtu, po më shkaktohen probleme. Të paktën me na japë një datë se kur do të bëhet furnizimi e jo hajde sot, hajde nesër se nuk dijmë kurgjo”, ka thënë qytetari B.K nga Prishtina.

Ndryshe, IndeksOnline ka kontaktuar disa herë radhazi zyrtatë për media në MPB, nga ta ka kërkuar informacione shtesë për këtë çështje, por që të njëjtit kanë refuzuar të japin një përgjigje.

Ndryshe, pajisja e qytetarëve me targa provuese, si zgjidhje e ndërmjetme po vazhdon të praktikohet edhe më tej

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat