​Edhe sot mijëra qytetarë drejt Shqipërisë

Aktuale

​Edhe sot mijëra qytetarë drejt Shqipërisë

Më: 10 prill 2021 Në ora: 11:19
Foto ilustruese

Gjatë ditës së djeshme, por dhe mëngjesin e sotëm, shumë persona ia kanë mësyrë Shqipërisë për vikend.

E për këtë kanë ndikuar edhe masat e reja shtrënguese që Qeveria Kurti vendosi kundër pandemisë Covid-19.

Sipas Qendrës për Menaxhimin e Kufijve, në Vërmicë mëngjesin e së shtunës janë krijuar kolona deri në 400 metra, teksa pritjet janë shtuar deri në 30 minuta për të kaluar në anën e Shqipërisë.

Sigurisht që kjo do të ndikojë negativisht si ën ekonominë e vendit, ashtu edhe në përkeqsimin e situatës me Covid-19, pasi kthimi i tyre nga Shqipëria shton rrezikun për infektime të reja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat