​Kurti flet për domosdoshmërinë e ndryshimit të ligjit për zgjedhje

Aktuale

​Kurti flet për domosdoshmërinë e ndryshimit të ligjit për zgjedhje

Më: 10 prill 2021 Në ora: 17:43
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka diskutuar me përfaqësuesit e qendrave të lëvizjes lidhur me domosdoshmërinë e ndryshimit të ligjit për zgjedhje, ndryshim ky i cili do t’ua mundësonte qytetarëve të cilët jetojnë jashtë vendit, votimin në ambasada e konsulata.

Kjo veçanarisht marrë parasyshë pengesat e mëdha të cilat po ua pamundësojnë shumë qytetarëve realizimin e një të drejte themeltare demokratike, atë të votimit.

Sipas LVV-së, në këtë mbledhje, Kurti njoftoi përfaqësuesit e Qendrave të Lëvizjes me rrjedhën e kompletimit të formimit të institucioneve shtetërore në këtë fazë dhe masat e nevojshme e të menjëhershme të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit COVID 19, fokusin e qeverisjes tonë për rimëkëmbjen ekonomike të nevojshme në këtë kohë krize ekonomike, si dhe zgjedhjet e ardhshme lokale të cilat na presin në vjeshtën e këtij viti.

“Ndryshimit të madh që ndodhi përmes referendumit gjithpopullor në nivelin nacional, në vjeshtën e këtij viti do t'i bashkërendohet edhe fitorja masive në komunat e Republikës së Kosovës. Një gjë e tillë, përveçse e nevojshme, është edhe e domosdoshme për t'u kompletuar ndryshimi i gjithmbarshëm”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat