Maliqi: Rama favorit për të fituar përsëri, Kurti dhe Osmani nuk e kanë në qejf

Aktuale

Maliqi: Rama favorit për të fituar përsëri, Kurti dhe Osmani nuk e kanë në qejf

Më: 10 prill 2021 Në ora: 18:38
Albin Kurti dhe Edi Rama

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të mbahen më datën 25 prill.

Njohësi i çështje politke, Shkëlzen Maliqi thotë se sivjet kemi një fushatë të zhurshme ‘alla shqiptarqe’.

Sipas tij, opozita ka marrë mësim nga dështimet e njëpasnjëshme.

“Pas turbullencave të mëdha në zgjedhjet e viteve 2009, 2013 dhe 2017, sivjet kemi një fushatë të zhurmshme alla shqiptarqe, por shumë më të qetë, pa protesta dhe barikadime. Mendoj se opozita e ka marr mësimin nga dështimet e njëpasnjëshme, tani po i shikon me racionalisht gjasat dhe pasojat e sjelljeve të papërgjegjshme, si ajo e bojkotit të institucioneve. PD ja ka bërë një hap të rëndësishëm të distancimit nga Sali Berisha, Lulzim Basha ndoshta ka edhe një marrëveshje me Edi Ramën për mënyrën e qeverisjes pas zgjedhjeve me një formulë të kohabitaciobut, ku viktimë do të jetë LSI-ja. Në disa sondazhe që i kam bërë ose i kam parë LSI ja qëndron buzë greminës, të zhdukjes si subjekt”, ka thënë Maliqi.

Sipas tij, favorit për të fituar është partia e Edi Ramës.

“Favorit është PS ja dhe Edi Rama, janë në permasat e fitores së vitit 2017 ndoshta edhe pak më të fortë. E djathta po garon në këto zgjedhje me 5 subjekte, Basha nuk ka gjet gjuhë të përbashkët me partitë e reja të të djathtës, ku vetëm Lëvizja Thurrje ka gjasa të kap disa mandate, të tjerat janë per gjynah”, theksoi ai.

Maliqi thotë se krerët e shtetit të Kosovës nuk e kanë në qejf Ramen.

“Nuk duhet të ndikojë. Por, meqë do të jetë Rama fitues, mund të ketë sjellje me naze dhe përçmime nga paria populliste e Kosovës, Kurti dhe Osmani, që nuk e kanë në qejf Ramën, por besoj se do të korrigjohen, kur ta kuptojnë se Rama del fitues edhe për 4 vite”, tha ai.

“Nuk duhet të shikohet kështu fare, po sigurisht se PS ja ka përparësi, pasi Edi Rama ka bërë hapa të rëndësishëm në afrimin e Shqipërisë me Kosovën, mbledhjet e rregullta të dy qeverive, shumë marrëveshje bilaterale, angazhim i kuadrove nga Kosova në ekzekutivin e Shqipërisë. Edhe vet kam qenë këshilltari i tij për rajonin në mandatin e parë 2013-2017. Rama ka kontribute dhe koncept, edhe pse këtu te na shpesh keqkuptohet”, shtoi Maliqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat