Ish-këshilltari i Albin Kurtit i reagon Enver Hoxhajt: A e dini ju çka është turpi hiç a jo?!

Aktuale

Ish-këshilltari i Albin Kurtit i reagon Enver Hoxhajt: A e dini ju çka është turpi hiç a jo?!

Nga: A.Zh Më: 10 prill 2021 Në ora: 19:10
Albin Kurti, Enver Hoxhaj; foto ilustrim nga "Bota sot"

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që të paraqet një strategji për t’iu përgjigjur propagandës serbe në lidhje me monumentet kulturore.

Ai ka thënë se qeveria duhet të zgjohet për të mbrojtur interesat e Kosovës dhe të mos hesht para këtij dëmi që po i ndodh imazhit të Kosovës në Evropë.

“Më 10 Dhjetor 2020, Europa Nostra dhe organizata e saj partnere, Instituti Evropian i Bankës së Investimeve, kanë shpallur 12 vendet e trashëgimisë më të kërcënuara në Evropë të përzgjedhura për 7 më të rrezikuara për vitin 2021, pasi u njoftuan ftesat për nominime në qershor të vitit 2020. Pyetja për të dy qeveritë e vitit të kaluar është çfarë veprimesh ndërmorët për ta parandaluar këtë?”, ka deklaruar Hoxha.

Atij i është kundërpërgjigjur Driton Tali, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, përcjell Bota sot.

Tali ka akuzuar partinë e Hoxhajt se ia fali Serbisë kishat ortodokse të Kosovës, duke i shndërruar ato në “kisha serbe”.

Ai e ka pyetur Hoxhajn se a e din “çka është turpi”.

Reagimi i Talit në Facebook:

Kishat ortodokse të Kosovës, në të cilat historikisht u lutën shqiptarët shumicë së bashku me ortodoksët tjerë të Kosovës, ja falët Serbisë në Vjenë duke i shndërruar ato në "Kisha Serbe" sepse "ju duhej" të bënit "kompromise të dhimbshme" siç na thoshit (për të vazhduar me kompromise edhe "më të dhimbshme", deri në faljen e pjesës veriore të Kosovës), e tashti na mbani derse se si duhet të silleni ndaj "Kishave Serbe".

A e dini ju çka është turpi hiç a jo?!

Image
Postimi i Talit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat