“Halli juaj është Dubrava”, ish-komandanti i UÇK-së reagon ashpër, “përfituat në emër të UÇK-së”!

Aktuale

“Halli juaj është Dubrava”, ish-komandanti i UÇK-së reagon ashpër, “përfituat në emër të UÇK-së”!

Nga: N.Sh. Më: 12 prill 2021 Në ora: 09:41
UÇK

Ish-eprori i lartë i Ushtrië Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka reaguar ashpër ndaj pushteti të kaluar dhe profiterëve të luftës e pasluftës.

Përmes një postimi në facebook, Miftari pyet se kur ishin në Qeveri me Rakiqin a ishin edhe atëherë UÇK.

Sipas tij, këta e kanë hallin e Dubravës dhe rrezikun se mund ta humbasin pasurinë e vjedhur.

Reagimi i plotë:

Sa qeverisnit së bashku me Rakiqin e Beogradit, a ishit ju edhe atëherë UÇK, apo vetëm tash kur jeni në opozitë u bët krejt Kosova UÇK!

Jo, jo. Nuk ju han juve bash hiq për UÇK-në.

Aq më pak a e përmendi kush UÇK-në a jo, e cila e ka shkrua historinë e saj me luftë e gjak për liri.

Halli juaj është se e humbët pushtetin dhe pos rrezikut se e humbni edhe pasurinë e vjedhur hallin e keni se Dubrava ju pret.

Aty e keni hallin ju milionerët, dashamirët, profiterat e luftës dhe të pasluftës dhe të UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat