Xhelal Sveçla takohet me Philip Kosnett, diskutojnë për nevojën e reformave në Policinë e Kosovës

Aktuale

Xhelal Sveçla takohet me Philip Kosnett, diskutojnë për nevojën e reformave në Policinë e Kosovës

Më: 12 prill 2021 Në ora: 17:57
Xhelal Sveçla dhe Philip Kosnett

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Me këtë rast, Ambasadori Kosnett e uroi ministrin Sveçla për postin e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe shprehi përkushtimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin në adresimin e prioriteteve të MPB-së.

Ministri Sveçla falënderoi Ambasadorin Kosnett për mbështetjen e vazhdueshme dhe vuri në dukje se SHBA-të janë partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës. Ai theksoi se është i përkushtuar që gjatë mandatit të punojë ngushtë me qëllim të forcimit të kapaciteteve të sundimit të ligjit në Kosovë, sidomos të agjencive të MPB-së për ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Në këtë takim është biseduar edhe për situatën aktuale me pandeminë dhe rëndësinë e sundimit të ligjit, si dhe nevojën për reforma në Policinë e Kosovës dhe administratën publike, të cilat kanë impakt të drejtpërdrejtë edhe në sigurinë e vendit.

Arrestohet një i dyshuar dhe një 19 vjeçare e dënuar për dy raste të ndara të vjedhjeve të rënda

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Fushë-Kosovë dy persona të dyshuar se kanë kryer vjedhje të rënda. Ndërkohë që në shtëpitë e tyre janë gjetur gjësendet që lidhen me rastin, ndërkohë që ka hasur edhe një femër 19 vjeçare të kërkuar nga Policia.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat