Arbërie Nagavci prezanton një pjesë të kabinetit të saj – sot iu bashkuan edhe tri gra

Aktuale

Arbërie Nagavci prezanton një pjesë të kabinetit të saj – sot iu bashkuan edhe tri gra

Më: 12 prill 2021 Në ora: 18:49
Besarta Haskaj-Balaj, Drtië Slivova-Polisi dhe Edona Kutleshi-Maliqaj janë tri gratë që janë pjesë e MASH-it.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka prezantuar sot edhe një pjesë të kabinetit të saj.

Nagavci, përmes një shkrimi në Facebook ka bërë me dije se tri gra sipas saj profesioniste në fushën e arsimit i janë bashkuar ekipit të saj.

Besarta Haskaj-Balaj, Drtië Slivova-Polisi dhe Edona Kutleshi-Maliqaj janë tri gratë që janë pjesë e MASH-it.

“Shumë shpejtë, i gjithë Kabineti i Ministres, me profesionistë arsimi e të përkushtuar, do të angazhohet në përmirësimin e sektorit të arsimit”, shkruan mes tjerash Nagavci.

Njoftimi i plotë:

E lumtur që pjesë e ekipit të kabinetit tim do të jenë edhe tri gra të zonja e profesioniste në fushën e arsimit.
Besarta Haskaj-Balaj, do të jetë asistente administrative. Ajo është në përfundim të studimeve master për mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Ka qenë edhe asistente e ish-zëvëndësministrit të Arsimit, Jusuf Thaçi.

Dritë Slivova-Polisi, do të jetë asistente ekzekutive. Drita ka përfunduar studimet master në degën e Gazetarisë në UP dhe për më shumë se 8 vjet ka punuar gazetare kryesisht në fushën e arsimit.

‌Kurse këshilltare për media në Ministrinë e Arsimit do të jetë, Edona Kutleshi-Maliqaj e cila në 5 vitet e fundit ka qenë gazetare që ka përcjellë sektorin e arsimit. Ajo ndjek studimet master në degën e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinës.

Shumë shpejtë, i gjithë Kabineti i Ministres, me profesionistë arsimi e të përkushtuar, do të angazhohet në përmirësimin e sektorit të arsimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat