Analisti nga Amerika ironizon me Kurtin dhe Vitinë: Kështu luftohet pandemia, duke ulur numrin e testimeve

Aktuale

Analisti nga Amerika ironizon me Kurtin dhe Vitinë: Kështu luftohet pandemia, duke ulur numrin e testimeve

Nga: N. H Më: 12 prill 2021 Në ora: 19:04
Arben Vitia dhe Albin Kurti

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar edhe 8 viktima si pasojë e virusit COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 345 raste të reja të infektuara, nga gjithsej 3 mijë e 208 mostra të marra.

Ulja e testeve ka bërë që të ketë reagime nga shoqëria civile.

Opinionisti politik që jeton dhe vepron në SHBA, Petrit Zogaj, me ironi ka thënë se me uljen e testeve luftohet edhe pandemia, dhe kështu ka numër më të vogël të rasteve.

Ja shkrimi i tij:

Image
Petrit Zogaj

Kështu luftohet pandemia: më pak teste, më pak raste pozitive, më pak raste më shumë besim në qeveri, më shumë besim në qeveri, më pak puna për të, më pak punë për të me i qetë lideri, e ku ka më mirë sesa me qenë lideri i qetë dhe rehat, hajt, ku???

Rroftë partia o popull

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat