Donika Gërvalla “dridhi” Rusinë e Serbinë, reagon ish-këshilltari i Kurtit: Ka përfunduar koha për Vuqiçat

Aktuale

Donika Gërvalla “dridhi” Rusinë e Serbinë, reagon ish-këshilltari i Kurtit: Ka përfunduar koha për Vuqiçat

Nga: N. H Më: 13 prill 2021 Në ora: 18:55
Donika Gërvalla

Mbledhja e Këshillimit të Sigurimit të OKB-së, ku po diskutohet për Kosovën, është ndërprerë për pak çaste pasi kishte nisur, por ka vazhduar pas një pauze të shkurtër.

Mbledhja u ndërpre pasi përfaqësuesi i Rusisë, Dmitry Polyanskiy, kërkoi nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, që të heqë flamurin e Kosovës në prapavijë të saj. Mirëpo përkundër insistimit të Rusisë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

E, lidhur me këtë, një reagim e ka bërë edhe Driton Tali, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti.

Tali shkruan në profilin e tij në Facebook, se është mësuar Serbia me patronizu dhe intimidu Kosovën, mirëpo sipas tij, Vuçiçat duhet ta kuptojnë se ajo kohë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë.

Ja shkrimi i tij:

Image
Albin Kurti dhe Driton Tali

U mësu Serbia me patronizu dhe intimidu Kosovën.

Vuçiçat duhet ta kuptojnë se ajo kohë ka përfundu njëhere e përgjithmonë.

Sa ma shpejtë që ta kuptojnë aq ma mirë për ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat