Të gjithë e vlerësuan për fjalimin në OKB, por ja kush po e akuzon Donika Gërvallën në Kosovë

Aktuale

Të gjithë e vlerësuan për fjalimin në OKB, por ja kush po e akuzon Donika Gërvallën në Kosovë

Nga: P.R Më: 13 prill 2021 Në ora: 20:59
Donika Gërvalla

Edhe pse nga shumica në Kosovë u vlerësua lartë paraqitja e Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dikush po e kritikon atë.

Është deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ajo e cila ka hedhur kritika ndaj Gërvallës.

“Nuk flitet për krim e korrupsion ne mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, por flitet për realitetin që daton nga 17 shkurti 2008.

Dhe krejt në fund, unë nuk jam terroriste (sipas pretendimeve të Serbisë) por qytetare e Kosovës dhe ish-luftëtare e lirisë që e kam kryer detyren me nder për vendin tim, e të paktën këtu unë dhe qindra e mijëra luftëtarë lirie kemi prit mbrojtje dhe jo heshtje nga kryediplomatja e shtetit të Kosovës”, ka shkruar ndër tjerash deputetja Time Kadrijaj, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Në Këshillin e Sigurimit kur flitet për Kosovën, përfaqësuesi i Kosovës duhet të flas për interesa shtetërore e jo për tema te brendshme brenda shtëpisë.

Njerëzit dhe familjet e sakrificave nacionale gjithmonë do ta gëzojnë respektin dhe nderimin e popullit por kjo askënd nuk e fal nga gabimet dhe shkarjet në raport me mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesave shtetërore.

Nuk flitet për krim e korrupsion ne mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, por flitet për realitetin që daton nga 17 shkurti 2008.

Dhe krejt në fund, unë nuk jam terroriste (sipas pretendimeve të Serbisë) por qytetare e Kosovës dhe ish-luftëtare e lirisë që e kam kryer detyren me nder për vendin tim, e të paktën këtu unë dhe qindra e mijëra luftëtarë lirie kemi prit mbrojtje dhe jo heshtje nga kryediplomatja e shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat