Autoriteti Kosovar i Konkurrencës e vendos fotografinë e presidentes Vjosa Osmani

Aktuale

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës e vendos fotografinë e presidentes Vjosa Osmani

Më: 14 prill 2021 Në ora: 11:51
Valon Prestreshi

Valon Prestreshi, Kryetar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, ka vendosur fotografinë zyrtare të presidentes, Vjosa Osmani.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, teksa ka shkruar “Asgjë më shumë, vetëm duke i zbatuar dispozitat ligjore”.

Zyra e Presidentit ditë më parë ka njoftuar se fotografia zyrtare e presidentes Osmani është përzgjedhur nga një komision i përbërë prej katër artistëve, përfaqësuesi i protokollit të shtetit, përfaqësuesi i protokollit të Kuvendit të Kosovës dhe dy përfaqësues nga Presidenca e Kosovës.

“Sipas Ligjit për Protokollin e shtetit, neni 20, paragrafi 3, fotografinë e Presidentes Osmani obligohen ta mbajnë në zyra të gjithë institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat