Bislimi takohet me ambasadoren e Francës në Kosovë, diskutuan për dialogun

Aktuale

Bislimi takohet me ambasadoren e Francës në Kosovë, diskutuan për dialogun

Më: 14 prill 2021 Në ora: 19:42
Ambasadorja Butel e uroi zëvendëskryeministrin Bislimi për marrjen e detyrës

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Ambasadorja Butel e uroi zëvendëskryeministrin Bislimi për marrjen e detyrës dhe për formimin e institucioneve.

Butel dhe Bislimi diskutuan tutje për rrugën e Kosovës në procesin e integrimeve evropiane, planet e qeverisë për zhvillim, dialogun Kosovë-Serbi si dhe situatën me pandeminë Covid-19.

Zëvendëskryeministri kosovar ia shprehu falënderimet dhe mirënjohjen ambasadores për mbështetjen që Kosova e ka marrë nga Franca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat