Limaj tregon se kënd e cilëson si ministrin më të mirë në Qeverinë Kurti

Aktuale

Limaj tregon se kënd e cilëson si ministrin më të mirë në Qeverinë Kurti

Më: 14 prill 2021 Në ora: 21:55
Fatmir Limaj

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur mbi ministrat e rinj në Qeverinë Kurti, ka treguar se cilin prej tyre e konsideron si më të mirin.

Liamaj ka thënë se në këndvështrimin e tij minsitri Liburn Aliu është një nga ministrat më të mirë.

“Një nga ministrat më të mirë është Liburn Aliu. Mendoj se Liburn Aliu është në vendin e duhur. Nëse një figurë atje është e respektume nga ana jonë ai është Liburn Aliu.

Ai është atje edhe me meritat kombëtare edhe politike edhe mesa di unë eshte edhe në profesionin e tij”, tha Limaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat