Ministrja Haxhiu takon shefin e OSBE-së, flasin për adresimin e krimeve të luftës

Aktuale

Ministrja Haxhiu takon shefin e OSBE-së, flasin për adresimin e krimeve të luftës

Më: 15 prill 2021 Në ora: 14:33
Foto nga takimi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka takuar shefin e OSBE-së Michael Davenport.

E para e drejtësisë në vend e njoftoi ambasadorin Davenport për prioritet dhe angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë, duke filluar nga përkushtimi ndaj luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit i cili ka nisë ndërtimin e infrastrukturës ligjore për ta fuqizuar atë.

Gjithashtu e informoi edhe për koncept dokumentin e votuar në Qeveri i cili  është vetëm hapi i parë drejt hartimit të ligjit të ri për konfiskimin e pasurisë së paligjshme e të pajustifikueshme duke i informuar njëherit më shumë për përmbajtjen e tij.

Dhuna në familje po ashtu si shqetësim qytetarë e i institucioneve të Republikës së Kosovës, ka nisur të trajtohet si prioritet i veçantë duke shprehë angazhimin për themelimin e sekretariatit si mekanizëm mbështetës për zyrën e Koordinatorit Nacional për mbrojtjen nga dhuna në familje.

Ndër të tjerash delegacioni nga OSBE u njoftua edhe më shumë për Kodin e Procedurës Penale dhe Rishikimin Funksional.

Rëndësi e veçantë iu kushtua edhe temës rreth adresimit të krimeve të luftës.

Ajo shprehi edhe gatishmërinë që sistemi i drejtësisë duhet t’i trajtoj problemet dhe çështjet e komuniteteve jo shumicë, veçanërisht ato të romëve, ashkalinjëve dhe egjiptianëve.

Haxhiu shfaqi interesimin që institucionet të jenë sa më pranë qytetarëve të Republikës, e pashmangshëm duke përfshirë edhe komunitetet tjera.

Ambasadori Davenport shprehi vullnetin për t’i mbështetur veç e veç në prioritetet e vëna e po ashtu në përgjithësi në sfidat që e presin Qeverinë e Kosovës, respektivisht Ministrinë e Drejtësisë, duke shprehë bindjen që bashkërisht do të arrihen qëllimet e vëna për të shënuar një progres më të madh në zhvillim të shtetit, institucioneve të Republikës, gjegjësisht përfitimit të të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat