Zëdhënësi i LVV-së “godet” Berat Buzhalën: Ishte pjesë e projektit për rrëzimin e Qeverisë Kurti I

Aktuale

Zëdhënësi i LVV-së “godet” Berat Buzhalën: Ishte pjesë e projektit për rrëzimin e Qeverisë Kurti I

Nga: N.Sh Më: 15 prill 2021 Në ora: 17:27
Berat Buzhala

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka akuzuar Berat Buzhalën për pjesëmarrje në projektin për rrëzimin e Qeverisë Kurti I.

Përmes një postimi në Facebook, Manxhuka thotë se, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti I, në pushtet erdh qeverisja ilegale Hoti.

Sipas tij, kjo qeverisje të cilën e ka mbështetur Berat Buzhela nuk ka arritur të sigurojë snjë vaksinë kundër Covidit, e për këtë Buzhala po e fajëson Qeverinë Kurti II.

“Berat Buzhala ka qenë pjesë e projektit për rrëzimin e Qeverisë Kurti I, madje në kohë pandemie. Pas saj ka ardhë qeverisja ilegale Hoti të cilën ai e ka mbështetur. Kjo qeverisje ilegale të cilën Buzhala e ka mbështetur nuk ka arritur ta sigurojë asnjë VAKSINË. Pra, 0 vaksina. Ndërkaq tash ky dëshiron gjithë këtë faj ta hedhi mbi Qeverinë Kurti II.

Kaq për sojin e tij”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat