“Kurti nuk është në tokë të bukës”, Armend Muja i kundërpërgjigjet Enver Hoxhajt

Aktuale

“Kurti nuk është në tokë të bukës”, Armend Muja i kundërpërgjigjet Enver Hoxhajt

Më: 15 prill 2021 Në ora: 23:41
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Armend Muja i është kundërpërgjigjur deklaratës së ushtruesit të detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, i cili tha se ‘Albin Kurti nuk është në tokë të bukës’.

Muja tha se Hoxhaj nuk duhet të brengoset për dështimin e Kurtit, pasi ai, sipas tij, do ta ketë një mandat të suksesshëm.

“Por unë mendoj që Hoxhaj duhet ta ketë parasysh se Kurti është në krye të Qeverisë që 22 ditë, e di qe pritejt janë të mëdha. Unë ju siguroj, edhe Enver Hoxhajn që ai nuk duhet të brengoset për dështimin e Kurtit ai do ta ketë një mandat të suksesshëm”, tha ai.

Ushtruesi i detyrës së lideri të PDK-së, tha se kryeministri Kurti po dështon, dhe sipas tij, ky është dështim i thellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat