Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 16 prill 2021 Në ora: 06:55
Ilustrim

Ngjarjet e datës 16 Prill 2021

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbaj një konferencë virtuale në të cilën do të publikohet raporti: “Cënimi i integritetit të Këshillave nga Këshillat-Raporti i monitorimit të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial në vitin 2020”. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Xhemajl Demiri për vepren penale 'Falsifikim i rezultateve të votimit '. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe koordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim Cihan Dinçer do të bëjnë shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, të dhuruara nga TIKA. (Gjimnazi “Gjon Buzuku”, ora 11:00)

- Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajë një konferencë për media në lidhje me banimin kolektiv në rrugën "Ardian Zuranxhiu''. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 14:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës mban konferencën për media të thirrur nga ministri Liburn Aliu. (Ndërtesa e re e Qeverisë ish-Rilindja, salla e konferencave, ora 15:30)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat