Kryetari i Gastronomëve: Jemi në pikën më kritike, po kërkojmë një normalitet

Aktuale

Kryetari i Gastronomëve: Jemi në pikën më kritike, po kërkojmë një normalitet

Më: 16 prill 2021 Në ora: 17:34
Petrit Kllokoqi

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi sot është ftuar në takim nga AAK-ja për të disktuar rreth masave që Qeveria e Kosovës i mori për mbylljen e gastronomisë.

Kllokoqi tha se gastronomia është në pikë më kritike të mbylljes, ndërsa kërkuan që të happen sa më shpejt.

“E kena mirëprit ftesen nga AAK të cilët ishin të gatshëm për të bashkëndjer për hallet tona. Jemi në pikët më kritike të gastronomisë. U dakorduam së bashku me AAK se duhet të jetë kërkesa jon drejt verës që të hapemi. Ju kisha lut Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë m’u orientu nga vaksionimi që me na lon neve me marrë frymë.

Po kërkojmë një normalitet ose të shkojmë në paralel me vendet e rajonit”, tha Kllokoqi për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat