Nënkryetarja e VV-së reagon për vaksinat: Manipulatorët e dëshpëruar, po vuajnë humbjen e pushtetit

Aktuale

Nënkryetarja e VV-së reagon për vaksinat: Manipulatorët e dëshpëruar, po vuajnë humbjen e pushtetit

Nga: G.B Më: 17 prill 2021 Në ora: 10:25
Fatmire Mulhaxha Kollçaku

Nënkryetarja e VV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka thënë se sigurimi i vaksinave është top prioriteti i Qeverisë Kurti, që nga dita e parë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se secili veprim është i orientuar drejt këtij synimi, ndërsa të tjerat janë sajime të manipulatorëve të dëshpëruar, përcjell Bota sot.

Postimi i saj i plotë:

Top prioritet i Qeverisë Kurti nga dita e parë, është sigurimi i vaksinave.

Çdo veprim që ndërmerret është i orientuar drejt këtij synimi, si edhe drejt zbatimit të masave që garantojnë siguri të shëndetit publik.

Të tjerat janë sajime të manipulatorëve të dëshpëruar, që vuajnë pasojat e humbjes së pushtetit, pasoja këto që nuk do të kalojnë lehtë e as shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat