Kimete Berisha “shpërthen” me akuza ndaj Armend Zemajt: Është aq i marrë... e ka lënë Kosovën në mjerim

Aktuale

Kimete Berisha “shpërthen” me akuza ndaj Armend Zemajt: Është aq i marrë... e ka lënë Kosovën në mjerim

Nga: N. H Më: 17 prill 2021 Në ora: 12:21
Kimete Berisha

Publicistja Kimete Berisha, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar ndaj ish-ministrit Armend Zemaj, pasi ky i fundit reagoi mbrëmë duke thënë se ministri aktual po vë në rrezik jetën e qytetarëve duke mos siguruar vaksinat.

Në lidhje me këtë, Berisha ka thënë se Zemaj është i marrë, dhe është aq maniak, sa që flet me aq kompetencë për shëndetësi, si plakat më parë.

Ajo madje thotë se Zemaj, Hoti e Bajrami e kanë lënë Kosovën deri tani pa vaksina, dhe në mjerim të plotë.

Ja shkrimi i saj:

Armend Zemaj - 007!

Është aq i marrë, është aq maniak, flet me aq kompetencë për shëndetësi, si ato plakat ktyneherë që kanë pre kthiza me aq lehtësi, sikur kur e shqyen petën e pites.

Plakat shqiptare bile t'i kanë shpuar veshët për vath me gjilpërë pa alkool, n'këmbë, as s'ke pasur nevojë të ulesh hiç, i ke vë penjtë e leshit në vend të vathëve dhe e ke vazhduar lojën!

Gjithkund në botë kompanitë e vaksinave anti Covid bëjnë kontrata sekrete me qeveritë e krejt shteteve.

Sa herë përmendet fjala 'sekret' më bie ndërmend filmi 'Sekreti i mullirit të braktisur', demek nëse e zbulon sekretin-shkon 'si qeni n'rush'!

Të zbulohen e-mailat dhe sekretet nuk është keq për gazetarinë, sepse gazetaria atë punë e ka, por është keq për 'spiunin' që nga ambicia e sëmurë dhe nevoja për hakmarrje, e zbulon veten, se veç budallai nuk e di kush i ka zbuluar e-mailat!

Vaksinimi po bëhet spektakël publik, me poza e me reklama, kurse vaksina është sekret botëror.

Aspak fer!

Armend Zemaj, Avdullah Hoti, Hikmete Bajrami (në kohën e së cilës janë vjedhur 2 milionë euro nga Thesari), dhe ministrat tjerë që e kanë keqpërdorur Fondin e Rimëkëmbjes për projekte fantome, e kanë lënë Kosovën deri tani pa vaksina dhe në mjerim të plotë!

Arben Vitia ka vakt të bëhet 'i keq'!

Pushteti është i Vetëvendosjes, ama Administrata është e PDK-së dhe LDK-së, (komplet zyret e IT-ve janë të tyre), veç 'Anti Korrupcioni' është i Ramushit

P.S. Armendi është virgjëreshë në horoskop, si Nëna Terezë, e gjithë këtë sherr e bën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat