Rasti i vaksinave, Albulena Haxhiu flet për publikimin e dokumenteve konfidenciale

Aktuale

Rasti i vaksinave, Albulena Haxhiu flet për publikimin e dokumenteve konfidenciale

Nga: A.M. Më: 17 prill 2021 Në ora: 13:19
Albulena Haxhiu

Në media u raportua se Ministri i Shëndetësisë, Arben Vita nuk ka nënshkruar kontratën me kompaninë Pfizer/Biontech për furnizim me vaksina.

Për këtë ka reaguar, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ku i ka dalë në krah ministrit Vita, duke thënë se kjo është tendencë për rrezikimin e jetës së qytetarëve me anë të publikimit të dokumenteve konfidenciale.

“Ne jemi në situatë të tillë për shkak neglizhencës e menaxhimit të keq nga Qeveria e kaluar, ish Ministri i së cilës sot tenton që për mospunën e tij ta bëjë përgjegjës Ministri Vitia”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

Tendenca për të njollosur punën dhe angazhimin e Ministrit Vitia është asgjë tjetër veçse tendencë për rrezikimin e jetës së qytetarëve me anë të publikimit të dokumenteve konfidenciale. Me interpretime qëllimshëm të devijuara nuk mund të shpaloset realiteti. E kuptoj plotësisht punën e medieve, por nuk mund të quhet "punë medie" nëse publikon diçka që rrezikon furnizimin me vaksina.

I lus mediet e gazetarët që kanë qëllime të mira që të jemi bashkë në këtë përpjekje me qëllim të shpëtimit të jetëve të qytetarëve tanë. Sigurimi i vaksinave është top prioritet dhe për këtë po angazhohet ditë e natë Qeveria.

Ne jemi në situatë të tillë për shkak neglizhencës e menaxhimit të keq nga Qeveria e kaluar, ish Ministri i së cilës sot tenton që për mospunën e tij ta bëjë përgjegjës Ministri Vitia. Jo, qytetarët tashmë e kanë kuptuar se kush dhe për çfarë angazhohet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat