VOA: Kosovë, vaksinat përplasin politikën dhe mediat

Aktuale

VOA: Kosovë, vaksinat përplasin politikën dhe mediat

Më: 17 prill 2021 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

E shtuna në Kosovë u shndërrua në një ditë debatesh, kritikash e përplasjesh në distancë rreth vaksinave të munguara kundër COVID-19.

Gazeta në internet, “Insajderi”, publikoi të premten një hulumtim, në të cilin thuhet se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka refuzuar të nënshkruajë një kontratë me kompaninë “Pfizer/BioNTech” për t’i siguruar vaksina Kosovës. Si rrjedhojë e këtij refuzimi, sipas Insajderit, furnizimi me 500 mije doza vaksinash të kësaj kompanie shtyhet deri ne shtator.

Skandaloze: Arben Vitia nuk e nënshkruan kontratën me Pfizer dhe BioNtech, rrezikon jetën e mijëra kosovarëve Shkrimi i plotë: https://bit.ly/2QvJvj0

Posted by Insajderi on Friday, 16 April 2021

Ministri i Shëndetësisë, mohoi njoftimet e gazetës Insajderi, duke theksuar se ai është “i pavërtetë, i dëmshëm dhe dashakeq”, ndërsa theksoi se çështja e sigurimit të vaksinave është çështje “mirëbesimi”.

“Procesi i sigurimit dhe furnizimit me vaksina nuk është lojë. Vaksinat janë çështje e rëndësisë dhe e sigurisë kombëtare, sepse kemi të bëjmë me shëndetin publik të qytetarëve. E të rrezikosh sigurimin e vaksinave ke rrezikuar shëndetin e qytetarëve, e për këtë shteti duhet të kërkojë llogaridhënie. Ne ftojmë prokurorin e shtetit që të mbrojë interesin publik dhe shëndetin e qytetarëve dhe të veprojë ndaj kujtdo që dëmton një proces kaq delikat, por kaq jetik”, tha ai në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarë.

Komunikatë për media Ministri Vitia: Lajmet e pavërteta rrezikojnë sigurimin e vaksinave kundër COVID-19 Lajmi i...

Posted by Ministria e Shëndetësisë on Friday, 16 April 2021

Të shtunën zyrtarë të policisë qëndruan në redaksinë e gazetës dhe më pas drejtori i saj, Parim Olluri u paraqit në stacionin e policisë.

Ngjarja nxiti reagime në shkallë të gjerë. Partitë opozitare, shoqatat e gazetarëve dhe përfaqësues të shoqërisë civile thanë se është e papranueshme që të merren në pyetje dhe të hetohen gazetarët me qëllim të zbulimit të burimeve të tyre dhe kjo është shkelje e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve dhe të drejtës së lirisë së mediave.

#SafeJournalists AGK: Intervistimi i Ollurit nga Policia, shkelje e skajshme e ligjeve që mbrojnë gazetarët dhe...

Posted by Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK on Saturday, 17 April 2021

Policia e Kosovës, të shtunën pasdite tha se zyrtarët e saj “nuk kanë marrë në pyetje dhe nuk kanë vendosur nën hetim asnjë qytetar që ushtron profesionin e gazetarit. Sipas urdhrit të Prokurorit në pyetje janë marrë vetëm personat apo zyrtarët që e kanë poseduar informacionin konfidencial. Ndërsa përfaqësuesit e mediumit që e kanë publikuar informacionin, janë ftuar vetëm për informim sipas udhëzimeve të prokurorit”.

Sqarim lidhur me veprimet policore pas pranimit të informatave lidhur me publikimin e informacioneve...

Posted by Kosovo Police on Saturday, 17 April 2021

Edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, tha se veprimet hetimore do të ndërmerren ndaj personave zyrtarë, e jo ndaj mediave dhe gazetarëve.

Drejtori i gazetës në internet “Insajderi”, Parim Olluri tha se “presioni publik detyroi pushtetin qe te tërhiqet për momentin nga aksioni i sotshëm për frikësimin e Insajderit”.

Shpetuam! Presioni publik detyroj pushtetin qe te terhiqet per momentin nga aksioni i sotshem per frikesimin e...

Posted by Parim Olluri on Saturday, 17 April 2021

Opozita i bëri thirrje qeverisë të sqarojë situatën me vaksinat dhe të shmangë përplasjet me mediet, duke e kritikuar atë për qasjen ndaj situatës me pandeminë e COVID-19.

Kosova deri të shtunën ka konfirmuar 101 mijë e153 raste të të prekurve nga kornavirusi, dhe 2 mijë e 61 raste të vdekjes nga pasojat e tij.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 8 viktima dhe 498 raste të reja të të prekurve.

Kosova është vendi i fundit në rajon që filloi vaksinimin e qytetarëve të saj me 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneka, dhuratë e programit COVAX./VOA

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat