Zëdhënësi i PDK-së hedh dyshime: Komunikata e policisë me gjasë është shkruar në qeveri

Aktuale

Zëdhënësi i PDK-së hedh dyshime: Komunikata e policisë me gjasë është shkruar në qeveri

Më: 17 prill 2021 Në ora: 20:46
Avni Bytyçi

Reagime të tjera kanë ardhur nga Partia Demokratike e Kosovës në lidhje me zhvillimet e sotme.

Zëdhënësi i kësaj partie, Avni Bytyçi me anë të një postimi në Facebook ka kritikuar Policinë e Kosovës për komunikatën e lëshuar pak më herët në lidhje me intervistimin e gazetarit Parim Olluri.

Ai ka thënë se nga ajo që shihet në komunikatë, vërehet se e njëjta është shkruar në qeveri.

Postimi i plotë:

Mjafton që ta lexoni komunikatën e Policisë më shumë vëmendje edhe e kuptoni aty se urdhëri për sulmin ndaj mediave ka qenë politikisht i motiviuar. Kjo komunikatë është shkruar në qeveri me gjasë se për ndryshe nuk ka kuptim.

Megjithatë po kam deshirë me cekë, se sot demokracinë tonë kanë dështuar ta mbrojnë shumë zëra që zakonisht i kemi parë në media edhe për tema më pak të rëndësishme, besa edhe për disa që kanë qenë shumë më banale.

E di që është fundjavë se për ndryshe kishin reaguar:

Zyra e BE-së/Brukseli

Vendët e Quint-it

Organizatat e Shoqerisë Civile

AGP-ja

Avokati i Popullit

Rron Gjinofci dhe Mixha Shneq i Stupcav

Por demokrocia jonë është treguar e pamposhtur, edhe ndaj një sulmi të tillë ku pjesëmarrës ishin Qeveri e Albin Kurtit, Prokuroria e Shtetit dhe Policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat