Ministri Arben Vitia tregon çfarë diskutuan në takim me Bekim Haxhiun

Aktuale

Ministri Arben Vitia tregon çfarë diskutuan në takim me Bekim Haxhiun

Më: 18 prill 2021 Në ora: 20:12
Arben Vitia

(E plotësuar 20:30) - Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se thirja e tij drejt Prokurorisë pas publikimit të një lajmi nga një medium online, ishte për personat zyrtarë, por s’kishte të bënte me mediat.

Kjo sipas tij, për të parandaluar siç e quan ai një dëm potencialisht me pasoja të rënda në procesin e sigurimit të vaksinave antikovid.

”Thirja ime ndaj Prokurorit për persona zyrtar që kanë pasur qasje në informata, ishte dhe është obligim i imi edhe si qytetar për të shpërfaqur një dëm potencialisht me pasoja shumë të rënda në procesin e sigurimit të vaksinave”.

”Kjo në asnjë rast nuk ka pasur të bëj me mediat”.

”Liria e shprehjes është liri e garantuar, siç është e garantuar liria e mediave. Këtë të drejtë askush nuk mund ta pengojë dhe cenojë”.

”Ne do të përkrahim gazetarinë e pavarur dhe të përgjegjshme”.

Këto deklarata Ministri Vitia i dha sot, pas mbledhjes së Qeverisë, nga ku dhe u miratuan masat e reja antipandemi ku rezulton me një lirim të pjesshëm të kufizimeve.

”Jemi përfshirë në kohën e fundit në një diskutim publik, i cili është i kufizuar nga një nivel i lartë i konfidencialitetit e që nuk është përcaktuar nga ne dhe është njësoj në secilin vend të botës që po kalon në këtë proces”.

”Shkelja e këtij konfidencialiteti, rrezikon negociatat e për pasojë edhe shëndetin publik të qytetarëve tanë. Andaj kërkojmë edhe besimin edhe durimin e të gjithë juve”.

”Jam i vetëdijshëm që është shumë për të kërkuar sepse mjaft kemi pritur. Por ajo që mund të garantoj është se ekipi negociues për sigurimin e vaksinave është ekip professional, i fokusuar dhe ka bërë progres të konsiderueshëm”.

”Çdo veprim i imi e sidomos i Komisionit është në përputhshmëri me ligjin. Për këtë do të bindeni së shpejti”.

”Siç e thash edhe të premten: Unë nuk mund të jap detaje të këtyre negociatave, sepse procesi i negocimit është i mbrojtur”.

”Informatat e publikuara janë informata të pjesshme të cilat nuk e tregojnë të vërtetën. Publiku tashmë ka marrë edhe një përgjigjie direkte nga kompania, por asaj përgjigjie as sonte fatkeqësisht asgjë nuk kam për t’i shtuar”.

***

Ministria i Shëndetësisë, Arben Vitia ka zhvilluar sot një takim me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu. Vitia përmes një konference për media pas mbledhjes se Qeverisë ka dhënë detaje rreth këtij takimi.

Vitia tha se Haxhiu ia ka prezantuar atij disa kontakte për sigurimin e vaksinave të cilat pritet të verifikohen nga ministria.

“Së pari falenderoj të gjithë qytetarët që po mundohen të na ndihmojnë, kjo është shenjë e mirë që secili qytetar e secila parti duhet ta bëjë. Ne do të jemi të hapur për secilin qe na vjen dhe na ofrohet sepse është detyrë e jona si Ministri e Shëndetësisë. Ne sot kemi pasur një takim me deputetin Haxhiu, ku ka prezantuar disa nga kontaktet që ne kemi mbetur për t’i verifikuar”, tha Vitia.

Haxhiu pas takimit ka njoftuar se Vitisë ia ka dhënë kontaktet e kompanisë që ofron sigurimin e 500 mijë deri në 3 milionë vaksina Pfizer.

Vitia e ka ftuar Haxhiun në takim pasi ky i fundit ia ka dërguar ministrit kontaktet me email para dy ditësh.

Vitia: Po vazhdojnë negociatat me kompanitë prodhuese për sigurimin e vaksinës

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia thotë se po vazhdojnë negociatat për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19. Tha se procesi i vaksinimit do të intensifikohet muajin e ardhshëm, atëherë kur pritet të vijnë dozat tjera të vaksinave.

“Negociatat me kompanitë prodhuese të vaksinave po vazhdojnë dhe janë në rrugën e duhur’, tha Vitia.

“Procesi i vaksinimit gjithashtu po vazhdon dhe nga muaji maj do të të intensifikohet me arritjen e vaksinave të reja”, theksoi ai.

“Situata pra 7 prillit mbetet e pa pranueshme. Hospitalizimet dhe vdekjet mund dhe duhet të shmangen përmes masave dhe udhëzimeve institucionale”, shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat