Ministri Vitia: Thirrja ndaj Prokurorisë s’kishte të bënte me mediat

Aktuale

Ministri Vitia: Thirrja ndaj Prokurorisë s’kishte të bënte me mediat

Më: 18 prill 2021 Në ora: 20:25
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se thirja e tij drejt Prokurorisë pas publikimit të një lajmi nga një medium online, ishte për personat zyrtarë, por s’kishte të bënte me mediat.

Kjo sipas tij, për të parandaluar siç e quan ai një dëm potencialisht me pasoja të rënda në procesin e sigurimit të vaksinave antikovid.

”Thirja ime ndaj Prokurorit për persona zyrtar që kanë pasur qasje në informata, ishte dhe është obligim i imi edhe si qytetar për të shpërfaqur një dëm potencialisht me pasoja shumë të rënda në procesin e sigurimit të vaksinave”.

”Kjo në asnjë rast nuk ka pasur të bëj me mediat”.

”Liria e shprehjes është liri e garantuar, siç është e garantuar liria e mediave. Këtë të drejtë askush nuk mund ta pengojë dhe cenojë”.

”Ne do të përkrahim gazetarinë e pavarur dhe të përgjegjshme”.

Këto deklarata Ministri Vitia i dha sot, pas mbledhjes së Qeverisë, nga ku dhe u miratuan masat e reja antipandemi ku rezulton me një lirim të pjesshëm të kufizimeve.

”Jemi përfshirë në kohën e fundit në një diskutim publik, i cili është i kufizuar nga një nivel i lartë i konfidencialitetit e që nuk është përcaktuar nga ne dhe është njësoj në secilin vend të botës që po kalon në këtë proces”.

”Shkelja e këtij konfidencialiteti, rrezikon negociatat e për pasojë edhe shëndetin publik të qytetarëve tanë. Andaj kërkojmë edhe besimin edhe durimin e të gjithë juve”.

”Jam i vetëdijshëm që është shumë për të kërkuar sepse mjaft kemi pritur. Por ajo që mund të garantoj është se ekipi negociues për sigurimin e vaksinave është ekip professional, i fokusuar dhe ka bërë progres të konsiderueshëm”.

”Çdo veprim i imi e sidomos i Komisionit është në përputhshmëri me ligjin. Për këtë do të bindeni së shpejti”.

”Siç e thash edhe të premten: Unë nuk mund të jap detaje të këtyre negociatave, sepse procesi i negocimit është i mbrojtur”.

”Informatat e publikuara janë informata të pjesshme të cilat nuk e tregojnë të vërtetën. Publiku tashmë ka marrë edhe një përgjigjie direkte nga kompania, por asaj përgjigjie as sonte fatkeqësisht asgjë nuk kam për t’i shtuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat