A e ka pyetur Bekim Haxhiu PDK-në për takimin e me Arben Vitinë dhe çfarë i tha Enver Hoxhaj?

Aktuale

A e ka pyetur Bekim Haxhiu PDK-në për takimin e me Arben Vitinë dhe çfarë i tha Enver Hoxhaj?

Më: 19 prill 2021 Në ora: 14:56
Arben Vitia dhe Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, thotë se dy ose tri ditë më herët i kishte njoftuar zyrtarët e lartë të partisë së tij për kontaktet që ia kishte dhënë Ministrisë së Shëndetësisë dhe takimin me ministrin Arben Vitia.

Po e kam njoftuar edhe ushtruesin e detyrës së kryetarit dhe shefin e Grupit Parlamentar, edhe për mundësinë dhe për takimin. Është një proces që në debat kemi kërku llogari për vaksinat, sigurisht përgjegjësia i bie Ministrisë së Shëndetësisë sepse ata kanë marrë përgjegjësinë me udhëheq dhe janë adresa kryesore, por edhe ne tjerë duhet me i ndihmu që me i siguru shpejtë”, ka thënë Haxhiu.

Deputeti i PDK-së në Kosovë, Bekim Haxhiu tha se në takimin që zhvilloi me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia foli për sigurimin e vaksinave Pfizer-Biontech.

“Ishte një takim pasi Kosova ende nuk ka arritur të sigurojë një kontratë për vaksinat. Ajo çka deri më sot kemi marrë janë 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, të marra përmes mekanizmit COVAX, pra një donacion për republikën e Kosovës”, u shpreh Haxhiu.

“Qeveria e Kosovës, as kjo e tanishmja, as ajo e kaluara nuk kanë arritur të sigurojnë një kontratë për vaksinat”, u shpreh ai më tej.

Haxhiu tregoi edhe sesi mundi të lidhte një kontakt me kompaninë Pfizer-Biontech përmes mjekëve dhe biznesmenëve shqiptarë nëpër botë.

Ai u shpreh se ka krijuar një urë lidhëse për të siguruar 500 mijë deri në 3 milionë vaksina Pfizer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat