Ministri i MAPL-së priti në takim ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Aktuale

Ministri i MAPL-së priti në takim ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Më: 20 prill 2021 Në ora: 16:59
Pamje nga takimi

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasnqi priti në takim ambasadorin e Ambasadës Amerikane në Kosovë Philip Kosnett dhe zyrtarë të tjerë nga kjo ambasadë.

Krasniqi i uroj mirëseardhje dhe falendërojë ambasadorin, qeverinë dhe popullin amerikan për mbështetjen që kanë ofruar dhe janë duke ofruar për avancimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

Ambasadori Kosnett uroj ministrin për detyrën dhe i uroj suksese në zbatimin e prioriteteve të kësaj ministrie dhe ofrojë mbështetjen e qeverisë dhe ambasadës amerikane për avancimin e politikave dhe kapaciteteve të pushtetit lokal. Ai theksojë se Kosova ka një të ardhme të ndritur, ku respektohet toleranca dhe diversititeti etnik, social e kulturor që janë vlera edhe për vet shtetin amerikan.


Ministri Krasniqi e informojë ambasadorin Kosnett dhe kërkojë nga ai mbështetje për zbatimin e prioriteteve të MAPL-së që kanë të bëjnë më reformën e kornizës ligjore për pushtetin lokal, koordinimin e nivelit qendror me atë lokal, identifikimin dhe adresimin e problemeve që pandemia COVID – 19 ka shkaktuar në nivelin komunal dhe hapat e ministrisë për të siguruar zhvillim të qendrueshëm afatgjatë për komunat e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat