“Zhurma për vaksina kundër Qeverisë”/ Rron Gjinovci “zbulon” frikën e gjithë kësaj, fton Qeverinë ta hetojë për...

Aktuale

“Zhurma për vaksina kundër Qeverisë”/ Rron Gjinovci “zbulon” frikën e gjithë kësaj, fton Qeverinë ta hetojë për...

Nga: N.Sh Më: 20 prill 2021 Në ora: 21:06
Rron Gjinovci

Analisti politik, Rron Gjinovci ka “zbuluar” zhurmën e madhe që është bërë këto ditë për vaksina kundër ministrit Arben Vitia dhe Qeverisë Kurti në përgjithësi.

Gjinovci shkruan se e tërë kjo zhurmë u bë përshkak të ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ai thotë se ka plotë politikanë, gazetarë, biznesmenë që janë në siklet të madh dhe që nuk mundet me arsyetua pasurinë.

Ai ka ftuar Qeverinë që kur të bëhet ky ligj të fillojnë hetimin nga ai.

Postimi i plotë:

Krejt zhurmat e kohëve të fundit për vaksina dhe lirinë e medias janë piskama të frikës nga diçka tjetër. Nga iniciativa për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ka plot njerëz në Kosovë, politikanë, GAZETARË, biznesmenë e çka jo që jon në siklet të madh. Jon shumë të pasun e s'mujn me të kallxu qysh e kanë bo pasurinë. ?

Qe p.sh. unë i ftoj qeveritarët që kur t'bohët ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme me ja nisë prej meje ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat