​Qeveria ndan 6 milionë euro për subvencionimin e bizneseve

Aktuale

​Qeveria ndan 6 milionë euro për subvencionimin e bizneseve

Më: 21 prill 2021 Në ora: 16:46
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka ndarë 6 milionë euro për subvencionimin e bizneseve që janë afektuar nga mbyllja dy javëshe për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në mbledhjen e sotme tha se përmes këtij vendimi do të mbulohet 50 përqind e qirasë dhe pagës në sektorët që janë prekur nga mbyllja.

Krahas kësaj, ekzekutivi ka ndarë edhe rreth 5 milionë euro për sektorin shëndetësisë dhe zyrtarë policorë të angazhuar në përballjen me pandeminë Covid 19.

Qeveria ndau edhe rreth 3 milionë euro me qëllim të mbulimit të kostos së shtesave për skemat sociale dhe pensionale për muajt prill, maj, qershor

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat