Pacolli e kujton presidentin e Çadit që u vra në vijën e frontit nga rebelët, publikon fotografi së bashku me Thaçin

Aktuale

Pacolli e kujton presidentin e Çadit që u vra në vijën e frontit nga rebelët, publikon fotografi së bashku me Thaçin

Nga: N.Sh Më: 21 prill 2021 Në ora: 18:53
Idriss Deby, Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka kujtuar presidentin e Çadit, i cili u vra nga rebelët në vijën e frontit në veri të vendit.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, thotë se Deby ishte mik i tij dhe i Kosovës.

Ai thotë se Deby e njohu Kosovën, menjëherë pas një takimi që kishin.

Pacolli i cili ka publikuar disa fotografi ku është edhe ish-presidenti Hashim Thaçi, shton se kjo ishte hera e fundit që ishin takuar.

Postimi i plotë:

Presidenti i Çadit, Idriss Déby që  vdiq nga plagët që mori nga përplasjet me rebelët në vijën e frontit në veri të vendit, ishte 68 vjeç dhe ishte një mik i imi dhe i Kosovës.

Ai njohu Kosovën menjëherë pas një takimi që patëm në kryeqytetin N'Djamena.

Herën e fundit e takuam, së bashku me Presidentin Thaçi në Erivan të Armenisë

Zoti e mëshiroftë të ndjerin dhe ngushëllime familjes dhe popullit të Çadit!

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat